Një sulm me armë në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas që ka shkaktuar vdekjen e 19 fëmijëve dhe dy të rriturve ka tronditur gjithë botën ditën e sotme. Autoritetet nuk kanë zbuluar asnjë motiv për sulmin teksa autori është identifikuar si Salvador Ramos, banor i Uvalde, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë.
Ngjarjes tronditëse ka qenë në qendër të vëmendjes dhe rreth saj po zbulohen detaje rrënqethëse. Një nga viktimat 10 vjeçarja Amerie Jo Garza, do mbahet mend si heroinë pasi u zbulua se ajo u përpoq të telefononte emergjencën 911, momente para vdekjes së saj tragjike. Amerie Jo pastaj u identifikua si një nga 19 fëmijët e vrarë në të shtënat masive të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas.
Në një intervistë, gjyshja e saj Berlinda Irene Arreola zbuloi se mbesa e saj e mori me guxim telefonin e saj ndërsa Salvador Ramos, 18 vjeç, hyri në klasën e saj dhe ju tha nxënësve- “do të vdisni”.
Dhe në vend që ta kapte dhe ta thyente telefonin ose t’ia merrte, ai e qëlloi atë. Ajo ishte ulur pranë shoqes së saj më të mirë në momentin tragjik.
Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhe njëherë në vëmendje situatën me armët në SHBA, të cilat mund të aksesohen nga kushdo. Shumë figura të famshme po përdorin platformat e tyre në rrjetet sociale dhe po kërkojnë ndryshimin e ligjeve të armëmbajtjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al