15 Mars, 2022

Ngjashmëria e ‘frikshme’/ Rrëfehet Jason Statham shqiptar: Njerëzit me kërkojnë dhe foto


Aktori britanik Jason Statham është njëri ndër yjet më të kërkuar në kinematografinë botërore sa u përket filmave aksion.

Besnik Tafallari është bërë i njohur për ngjashmërinë e madhe që ka me aktorin hollivudian Statham. Ai ishte i ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit”, bashkë me kampionin në Muay Thai, Ervis Bici dhe regjisorin Aldo Marku, për të folur për filmin e ri shqiptar “Shënjestra”.

Besniku me origjinë nga Kosova,  i cili ka lindur në Gjermani, është shprehur se ngjashmëria me aktorin e filmave aksion e ka ndihmuar në fillimet e karrierës. Ai tregoi se ka punuar me kompani si imazh i tyre për shkak të ngjashmërisë me aktorin e filmave aksion.

Sakaq teksa flisnin për realizimin e filmit regjisori Aldo rrëfeu një histori se si e kishin ngatërruar Besnikun, madje kishin kërkuar të bënin edhe foto.

“Në një klip të Klejdi Kokës, Besniku kishte një rol. Ishim në Lezhë dhe po lëviznim me një Audi R8 dhe çdo njeri nxirrte kamerat për foto. Ishte veshur me xhaketë dhe kur po xhironin vinin njerëzit dhe thoshin në anglisht që të bëjmë foto. Ata thonin çne në Shqipëri. Më pas ua kthente me shaka në shqip se nuk jam Statham, tregoi regjisori Marku.

Bëjmë me dije se Besniku filloi karrierën si dublant, duke qenë se në Angli ka një treg të gjerë për këto role si sozi e “aktorëve të vërtetë“.  Në një intervistë të para disa viteve ai është shprehur se ofertat më interesante i kishin ardhur nga Austria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al