21 Shtator, 2017

Ngjyra dhe diversitet, ja çfarë sugjeron java e modës në Milano


Stilisti i njohur Alessandro Michele i brand-it Gucci, në javën e modës së Milanos, ka sjellë një shfaqje plot harmoni e ngjyra me koleksionin e pranverës së vitit të ardhshëm.

Ajo çka binte më shumë në sy ishte fakti se veshjet, kombinimet apo aksesorët të bënin të mendoje se jetoje në një kohë historie tjetër, aty ku përziheshin gjuhët, kulturat dhe veçoritë e të gjitha kombeve të botës.

108 krijime u prezantuan në pasarelë nga modele të famshme, ku ishin përzier kultura, stili si edhe materialet me shkëlqim si në vitet ’70.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al