14 Mars, 2019

Ngjyra e kuqe, një fustan dhe 6 çifte, ja detajet e klipit më të ri të Greta Koçit (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka publikuar një ditë më parë, këngën e saj më të re me titull “E kuqe”.

Në videoklipin e këngës, Greta ka vendosur që mos të jetë ajo në qendër të vëmendjen, por te personazhet që dëshmojnë dashurinë e vërtetë.

Për klipin janë zgjedhur gjashtë çifte, ndërkohë që ngjyra e kuqe mbizotëron në veshje apo në detaje të ndryshme.

Madje edhe vetë këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të kuq tyli me fruda dhe atlete të bardha. Gjithashtu protagonistë në videoklip janë bërë edhe fëmijët e një qenush.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al