28 Prill, 2022

Ngjyra, mesazhe dhe ndryshime/ Detajet në look-un e Linda Ramës


Linda Rama di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen e publikut në daljet e saj zyrtare. Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është një zonjë e njohur dhe e pëlqyer në publik për figurën e saj si dhe për stilin që e karakterizon.

Linda Rama në daljet e saj, shihet gjithmonë me një ndryshim të vogël në look por që bie shumë në sy dhe duhet të themi se me çdo ndryshim që ajo bën duket e veçantë dhe unike.

Zakonisht Linda preferon veshje klasike, mirëpo kohëve të fundit me ndryshimet në stil duket se bashkëshortja e kryeministrit po tregon se mosha është thjeshtë një numër për të. Ashtu sikur dhe Edi Rama guxon në paraqitjet e tij me veshjet apo ngjyrat që e karakterizojnë duket se kjo gjë ka ndikuar dhe tek Linda.

Këtë gjë e vëmë re në ndryshimet e shpeshta që ajo bën në modelin e flokëve. Me një model të shkurtër flokësh të prera drejtë dhe me baluke të kthyera, Linda është fotografuar disa ditë më parë në pallatin e Kongreseve në iftarin që shtroi Edi Rama.

Ajo çfarë ra në sy ishte ngjyra jeshile që Linda kishte lyer në pjesët e para të flokëve, të cilat zakonisht i mban ngjyrë të errëta por për ta thyer disi këtë imazh ajo zgjedh të ndryshojë disa detaje.

Përveç ngjyrës jeshile, gjatë periudhës së zgjedhjeve Linda i ka lyer pjesët para në lejla ‘si për të mbështetur ngjyrën e rilindjes’. Kjo ishte forma e saj për të treguar se është suportuesja numër një e bashkëshortit të saj.

Mirëpo Linda ka guxuar gjithashtu dhe me nuancat e kuqe duke dalë nga ngjyrat e errëta ku duhet të themi për hir të së vërtetës se i shkonin shumë.

E veshur me ngjyra krejtësisht të mbyllura dhe stilit klasik së fundmi duke sfiduar dhe rolin që ajo ka, bashkëshortja e kryeministrit  është parë në daljet e  saj me një stil të të veshurit ‘trendy’ duke iu përshtatur gjithashtu dhe eventit që ndodhet.

Me ndryshimet e shpeshta në pamje duhet të themi se Linda tashmë është kthyer në një frymëzim për gratë e politikës në fushën e modës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al