30 Gusht, 2024

Ngjyrat e veçanta që do shoqërojnë sezonin e vjeshtës 2024


Bota e modës gjithmonë ka “prurje” të reja, sidomos përgjatë ndërrimit të sezoneve. Me vjeshtën e vitit 2024 përpara kemi stiluesit kanë disa ngjyra interesante, të cilat do të jenë “in” dhe lehtësisht të kombinueshme.

Tendencat e vjeshtës 2024 në skenat e Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris na sjellën pranë rozën pastel, jeshilen, grinë, dhe blunë pastel si më të rejat, shoqëruar gjithashtu me ngjyrat e zakonshme si vishnje, kafe, apo dhe e zeza që është gjithmonë aty.

Mund të themi se nuancat janë mjaft interesante, por koha do të tregojë se cila prej tyre do të lejë gjurmë.

50 hijet e së gjelbrës

Nuancat e së gjelbrës gjithmonë na frikësojnë, pasi e kemi të vështirë kombinimin e saj. Tek Gucci pamë  një pallto në ngjyrë jeshile, tek McQueen një fustan, ndërsa Ferragamo dhe Chloe menduan për vajzat akoma e më të guximshme duke prezantuar çizme të larta deri në kofshë ngjyrë ulliri dhe pallto tartan në një jeshile të ngrohtë.

Rozë pastel

Këtë ngjyrë jemi mësuar ta shohim më së shumti në koleksionet “pranverë-verë”, por stiluesit kanë zgjedhur praninë e ëmbëlsisë dhe në stinën e zymtë të vjeshtës.

Ishin Miu Miu, Coach, Dries Van Noten ato që prezantuan rozën në pistat e tyre të modës. Mendojmë se roza ka për qëllim të nxjerrë në pah ëmbëlsinë dhe estetikën vajzërore.

Mendojmë se roza ka për qëllim të nxjerrë në pah ëmbëlsinë dhe estetikën vajzërore.

 

Blu pastel

Ashtu sikurse është përdorur në sezonin e pranverës dhe verës, vjeshta ka ndërmend të jetë me ngjyra harmonizuese, duke sjellë pranë blunë pastel. Gucci, Chloe, Prada dhe Bottega Veneta ishin “jehonat” e kësaj ngjyre në pasarela.

Tonet gri

Grija nuk kishte si të mungonte, e kjo për shkak se vetë qielli në vjeshtë identifikohet me këtë ngjyrë. Stiluesit kanë arritur të sjellin këtë ngjyrë në pjesë tepër elegante e njëkohësisht profesionale për të gjitha vajzat e zyrës.

Vishnje

Sezonin e kaluar që lamë të vjeshtës 2023, kjo ngjyrë la gjurmë, aq sa ishte prezentë dhe në sezonin e dimrit.

Saint Laurent dhe Ferragamo e “zotëruan” këtë ngjyrë në pistat e modës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al