11 Mars, 2022

“Ngrini b****n dhe …”- Këshilla e Kim Kardashian për një karrierë të suksesshme/ Ish-punonjësit nxjerrin zbuluar miliarderen


Në ish-punonjëse e Kim Kardashian ka treguar disa të pathëna pasi ylli shkaktoi trazira në rrjetet sociale me deklaratën e saj në lidhje me etikën e punës së grave.

Celene Zavala, një drejtore programimi në CNN+, e cila ka punuar më parë si asistente ‘e papaguar’ për Kardashian, ripostoi në Twitter këshillën e Kardashian për gratë që ‘të ngrihen dhe të punojnë‘, e cila u shfaq në një intervistë për ‘Variety’.

“Kam punuar ‘falas’ për Kimberly”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Gazetarja gjithashtu ka ripostuar një deklaratë të bërë nga shkrimtarja dhe kritikja Jessica DeFino, e cila shkroi në ‘Twitter’ se mezi arrinte ta mbushte makinën e saj me benzinë për të shkuar në punë ndërsa punonte për aplikacionin Kardashians në vitin 2015.

 Zavala, ka treguar se ka punuar si “Asistente praktikante e Kim Kardashian West” për pesë muaj, nga gushti deri në dhjetor të 2015. Klani Kardashian-Jenner është vënë nën kritika që nga viti 2017, për zakonin e tyre për të punësuar praktikantë të papaguar pavarësisht pasurisë të jashtëzakonshme që ato kan.

“Kam këshillat më të mira për gratë në biznes. Ngrijeni b***n dhe punoni. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë.”– u shpreh Kim.

Shumë njerëz kritikuan Kim-in për deklaratën e saj ku në mes tyre ishin dhe komentet e tilla si: ‘Gjithashtu: lind i pasur. Me të vërtetë ndihmon.’

Jessica DeFino u shpreh se mesazhi i Kim nuk përputhej aspak me veprimet e familjes së saj. “Unë jam marrë me aplikacionin Kardashian në 2015 në LA, kam punuar çdo ditë të javës dhe mund të përballoja vetëm ushqime nga dyqani “99 Cents Only”, madje as nuk mund të fusja benzinë në makinën time”.- pohoi ajo.

Por përveç akuzave dhe kritikave në rrjet ka pasur dhe komente të cilat i kanë dalë në mbrojtje familjes Kardashian, ku një ndër tyre ishte dhe publicistja e tyre Tracy Romulus, e cila ndau një video nga intervista e Kim të mërkurën dhe shkroi se Kim kishte ‘të drejtë’.

“Duhen gjak, djersë dhe lot për të filluar dhe ndërtuar një biznes të suksesshëm. Duhet gjithashtu të ndërtosh ekipe dhe të fuqizosh njerëz të mëdhenj, që punojnë shumë dhe të jesh mjaftueshëm i zgjuar dhe modest për të rrethuar veten me njerëz që janë më të zgjuar dhe më të talentuar se ti”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se ‘çdo sipërmarrës’ ose ‘grua e suksesshme në biznes’  duhet të punojnë për të qenë ‘ më të zgjuara se çdo burrë’ për të pasur sukses, dhe gabimet janë gjithashtu një pjesë thelbësore e rrugëtimit drejt saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al