Nicole Scherzinger është gati të kthehet në skenën e madhe pasi fansat mbetën të zhgënjyer nga turneu i anuluar i grupit legjendar të vajzave ‘Pussycat Dolls’.
Këngëtarja do të zhvillojë një turne solo pas tetë vitesh mungesë në projekte muzikore pas fokusit të karrierës së saj televizive. Dhe ndërsa turneu i shumëpritur i ribashkimit të grupit të vajzave u anullua, ajo tani ka njoftuar se në vend të kësaj do të shkojë solo.
The Sun raporton se këngëtarja e hitit “Don’t Cha”, 43 vjeçe, ka thënë: “Kam shkruar kohët e fundit, po punoj për këtë album”.
Ajo ka shkruajtur pesë këngë solo në Top Ten duke përfshirë hitin e saj të mrekullueshëm ‘Don’t Hold Your Breath’.
Mendohej se grupi kishte planifikuar të publikonte disa këngë së bashku dhe ishin gati të nënshkruanin një marrëveshje të re menaxhimi.
Megjithatë, Nicole nuk po shikon më prapa dhe la të kuptohej se është pothuajse gati të publikojë në albumin e saj të titulluar ‘Warrior’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al