6 Qershor, 2018

Nipi 34-vjeçar i vjedh kursimet gjyshit për gjoksin e të dashurës… (FOTO)


Në Britaninë e Madhe ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku një 34-vjeçar i ka vjedhur gjyshit të tij 92-vjeçar të gjitha kursimet. Arsyeja se pse veproi kështu ishte për të ndihmuar të dashurën e tij që të bënte operacion gjoksin.

Mediat britanike shkruajnë se Luka Quatrini përdori kartën bankare pa dijeninë e gjyshit të tij. Ai tërhoqi paratë nga kursimet e 92-vjeçarit, kur ishte transferuar në shtëpinë e gjyshit pasi i ishte djegur shtëpia e tij.

Ndërkohë në gjykatë u tha se 3 mijë paund ishin zhdukur nga llogaria. Në këtë mënyrë i janë marrë gjyshit të gjitha kursimet, duke e lënë atë pa para për të paguar faturat e shtëpisë.

Quatrini përdori rreth 500 paund për operacionin e gjoksit të së dashurës, ndërsa pjesa tjetër është përdorur për një udhëtim dhe blerje online.

Prokurori i tha gjykatës se krimet kanë ndodhur në 10 muaj pasi Quatrini u zhvendos në shtëpinë e gjyshit të tij në Newport në vitin 2012 pas një zjarri në shtëpinë e tij.

Gjithashtu mediat britanike shruajnë se gjyqi është ende në vazhdim.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al