10 Maj, 2022

Nis gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2022”, ja si mund ta ndiqni live


Ka nisur nata e parë e gjysmëfinales së “Eurovision” ku 17 shtete do të konkurrojnë për një nga 10 vendet që do të kalojnë në finalen e madhe. Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati sikurse është bërë me dije çeli e para mbrëmjen.

Ashtu si në vitin 2021, shikuesit amerikanë do ta shikojnë festivalin drejtpërdrejt në platformën e transmetimit të ‘Peacock’. Transmetimi do të nisë në orën 15:00 me orën e New York-ut ose në orën 12:00 në Los Angeles.

Ndërkohë shqiptarët e Shqipërisë mund ta shohin në Radio Televizionin Shqiptar ose në YouTube ku festivali transmetohet live:

Lista e shteteve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:

  1. Shqipëria: Ronela Hajati me këngën “Sekret”
  2. Letonia: Citi Zēni mme këngën “Eat Your Salad”
  3. Lituania: Monika Liu me këngën “Sentimentai”
  4. Zvicra: Marius Bear me këngën “Boys Do Cry”
  5. Sllovenia: LPS me këngën “Disko”
  6. Ukraina: Kalush Orchestra me këngën “Stefania”
  7. Bulgaria: Intelligent Music Project me këngën “Intention”
  8. Holanda: S10 me këngën “De Diepte”
  9. Moldavia: Zdob şi Zdub & Advahov Brothers me këngën “Trenulețul”
  10. Portugalia: MARO mme këngën “Saudade, Saudade”
  11. Kroacia: Mia Dimšić me këngën “Guilty Pleasure”
  12. Danimarka: REDDI me këngën “The Show”
  13. Austria: LUM!X feat. Pia Maria me këngën “Halo”
  14. Islanda: Systur me këngën “Með Hækkandi Sól”
  15. Greqia: Amanda Georgiadi Tenfjord me këngën “Die Together”
  16. Norvegjia: Subwoolferme këngën “Give That Wolf A Banana”
  17. Armenia: Rosa Linn me këngën “Snap”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al