14 Tetor, 2024

Nis së shpejti edicioni i ri! Ja sa banorë do të hyjnë natën e parë të “Big Brother Vip”


Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë me dije se në edicionin e tretë të këtij formati, fillimisht do të hyjnë 17 banorë. Në emisionin “Sol” ai tha se do të ketë risi që natën e parë.

Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe
nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother,” u shpreh moderatori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al