Teksa debatet dhe polemikat kanë filluar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova,” po ashtu kanë nisur edhe pëlqimet e para.
Ishte Burimi ai që së fundmi i ka shprehur simpatinë Leilës duke i thënë i thënë se ajo ka karakteristikat që ai kërkon tek një fëmër.
“Je një person që e ke zemrën shumë të mire, dhe unë këtë kërkoj tek një fëmër. Kur të shoh ty e heq mërzinë. Ndoshta po gaboj që po ta shpreh pëlqimin por e ndjej,” është shprehur banori.
Mirëpo Leila është përgjigjur duke i thënë se ajo nuk ka ndjesi të tilla ndaj tij dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të jetë më shumë se shokë.
“Për mua nuk është njësoj siç është për ty. Ti je shumë i rëndësishëm dhe jep energji shumë të mirë në shtëpi por ne të dy jemi shokë shumë të mirë, jo më shumë.”
Në njëfarë mënyre ajo i ka refuzuar ndjenjat e Burimit, por sesi do të shkojë marrëdhënia midis tyre kjo mbetet për tu parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al