Një studim i udhëhequr nga profesor Jack Peltz, Ph.D, botuar kohët e fundit në Sleep Health, jo vetëm përforcon lidhjen e teorizuar mes gjumit dhe shëndetit mendor, por është ndër të parët që demonstron se koha e fillimit të shkollës mund të ketë një ndikim kritik në gjumin e adoleshentëve dhe funksionimin e përditshëm.
Me ndihmën e një granti nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit, Peltz dhe bashkëpunëtorët e tij mblodhën online të dhëna nga 197 studentë në të gjithë vendin ndërmjet moshës 14 dhe 17 vjeç. Ata u ndanë në dy grupe: ata që filluan shkollën para orës 8:30 dhe ata që filluan pas orës 8:30 të mëngjesit (e cila aktualisht është ora e fillimit të rekomanduar për shkollat e larta nga Akademia Amerikane e Pediatërve).
Gjatë një periudhe prej shtatë ditësh, studentët u udhëzuan të mbanin një ditar gjumi, në të cilin raportuan në mënyrë specifike për cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit dhe shenjat e tyre depresive / ankthi.
Rezultatet treguan se ata që fillonin shkollën pas orës 8:30 kishin më pak shenja të ankthit dhe depresionit.
“Rezultatet tona sugjerojnë se praktikat e mira të gjumit janë të dobishme për nxënësit pa marrë parasysh kur shkojnë në shkollë”, thotë Peltz.
” Tetë deri në 10 orë gjumë, kufizimi i kafeinës, fikja e televizorit, telefonit celular para shtratit … të gjitha këto përpjekje do të ndikojnë në cilësinë e tyre të gjumit dhe shëndetin mendor”, thotë ai.