14 Janar, 2021

“Një dhuratë me tinguj zemre për ty”- Duam feston sot 1-vjetorin e lindjes, Miriam Cani i bën dhuratën që do ta ketë kujtim gjithë jetën


Si sot një vit më parë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë.

miriam cani (8)

Çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam.

miriam cani (5)

Në 1-vjetorin e Duamit, mami Miriami ka menduar t’i bëjë një dedikim shumë të bukur, të cilin do ta ketë kujtim për gjithë jetën.

miriam cani (1)

Këngëtarja ka publikuar sot një këngë kushtuar vogëlushit, e cila titullohet “Sa shumë të dua”.

miriam cani (6)

Ajo nuk ka realizuar një videoklip për të, por ka zgjedhur një foto ku shfaqet bashkë me Duamit në krahë, teksa të dy janë veshur me të bardha.

miriam cani (9)

Gëzuar ditëlindjen tënde të parë, dashuria ime! Këtë këgë të thjeshtë, por të sinqertë, mami e këndoi me shumë dashuri.

Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam!”, shkroi ajo krahas fotos që ka publikuar pak minuta më parë në Instagram, nëpërmjet së cilës njofton edhe publikimin e këngës.

miriam cani (4)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të preferuara të publikut.

miriam-cani-alban-skenderaj1

Dyshja kanë qenë bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vititn 2019, gjatë kohës kur Miriami ishte shtatzënë për herë të dytë me Duamin.

miriam cani alban skenderaj

Ndërkohë, dyshja janë prindër edhe të një vajze, e cila quhet Ameli.

miriam cani alban skenderaj (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al