E ftuar dje në emisionin e paradites ‘Kush vjen për drekë’ Erisa Xhixho ka treguar jo vetëm disa nga recetat e saj të preferuara , por edhe më shumë nga jeta familjare dhe karriera politike.
Ajo ka një profil politik të pasur ku para pak kohësh ka marr edhe postin e nënkryetares së LSI.
Dita për Erisën është e mbushur me shumë aktivitete , ku një pjesë shumë të rëndësishme e zë edhe mësimdhënia, pasi ajo është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe ai është pikërisht vendi ku ajo shkon që në mëngjes për tu gjendur përball auditorit studentor. Duket sikur ditët janë shumë intensive për të, ndërsa i duhet të jetë herë pedagoge, herë politikane dhe pastaj ‘nënë’ e Henrit të vogël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al