25 Maj, 2022

“Një ditë…”/ Keisi i thotë se do të martohet, ja si reagon Sabiani (VIDEO)


Vajza e këngëtarit Sabian Medini, Keisi Medini njihet për foto e saj seksi në rrjetet sociale duke u shfaqur shpesh provokuese. Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungonë as postimet me ta atin, me të cilin ka një raport shumë të mirë.

Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi i thotë se edhe “do të martohet një ditë.”

“Edhe unë do të marohem një ditë, nuk mund të rri këtu përgjithmonë”- shprehet Keisi gjatë videos.

“Po pse të mos rrish, sapo të kanë dalë dhëmbët e pjekurisë”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.

Kiesi ndan shpesh video të tilla në llogarinë e saj në TikTok. Pak kohë më parë ajo publikoi një tjetër video me Sabianin, ku i kërkonet ‘leje’ për të dalë në takim me djem. (KLIKO)

Këngëtari ka treguar shpesh edhe gjatë qëndrimit të tij në BBV, marrëdhënien e mirë që ka me vajzën e tij Keisin. Ajo ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Sabianit kur ai ishte pjesë e reality-showt, duke postuar herë pas herë në “Instagram’’ foto apo dedikime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al