16 Mars, 2018

Një divorc i papritur dhe i kushtueshëm në familjen e Donald Trump (FOTO)


Mediat e huaja shkruajnë se një divorc i papritur dhe me gjasa shumë i kushtueshëm ka tronditur familjen e presidentit amerikan, Dondald Trump.

Pas plot 12 viteve martesë, bashkëshortja e Donald Trump Jr, djalit të presidentit, ka kërkuar divorcin.

Një ditë më parë ata kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku para të gjithëve bënë të ditur se kanë nisur procedurat e divorcit.

“Pas 12 vitesh martesë, ne kemi vendosur të ecim në rrugë të ndara. Ne gjithnjë do të kemi respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe familjet tona. Ne kemi pesë fëmijë të mrekullueshëm bashkë dhe ata do të mbeten prioriteti ynë kryesor. Ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë gjatë kësaj periudhe”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Çifti është martuar në vitin 2005, dy vite pasi Donald Trump i prezantoi së bashku në një sfilatë mode.

Sipas “The New York Post”, ata kanë pasur probleme martesore të lidhura me udhëtimet e shumta të Donald Jr. dhe fiksimin e familjes së tij për Twitter-in. Muajin e kaluar, ish-modelja hapi një letër drejtuar të shoqit, që përmbante një pluhur të bardhë të paidentifikuar. Ajo u shtrua për pak orë në spital, por substanca rezultoi të ishte e padëmshme. Një burrë nga Masaçusets u akuzua më pas për dërgimin e letrës kërcënuese.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al