25 Prill, 2022

Një finale me Sellmën dhe Xhenin, Adriano bën zgjedhjen e tij përfundimtare në “Love Story”


Adriano zgjodhi në dyshen finale Sellmën dhe Xhenin, por në fund u largua vetëm nga “Love Story”.

Të dy takimet ishin shumë romantikë dhe u duk se shkuan mirë, por Adriano vendosi të dalë vetëm për shkak të kohës së shkurtër që ai pati në program duke thënë se nuk kishte mundësinë të njihej mirë me vajzat dhe të kalonte më shumë kohë me to.

Rrugëtimi im nga Love Story do jetë ashtu siç e tha Algerti, me dy valixhe me vete”, tha Adriano.

Adriano u bë pjesë e Love Story rreth një muaj më parë dhe pjesën më të madhe të takimeve e pati me Sellmën dhe Kleonën. Takimin e fundit me Sellmën, Adriano e zhvilloi në Tiranë, ndërsa me Xhenin, në Milano e Como. Në takimin me Sellma ata kanë ndarë me njëri-tjetrit të gjitha emocionet e rrugëtimit të tyre të shkurtër në “Love Story”.

Nëse do merrnim një vendim që të vazhdonim bashkë, je gati për një kapërcim aq të madh, se oqeani është shumë i madh? – ishte pyetja që Adriano i drejtoi Sellmës: “Mbase do kërkoja më shumë kohë, mbase po. Nuk e di, nuk jam shumë e qartë” ,– tha Sellma.

Të dy u përballën në skenën e “Love Story”, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit vlerësimet, por menduan se për ta do ishte më mirë të ishin shokë shumë të mirë. Sepse u përkisnin dy botëve të ndryshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al