Fiori Dardha vendosi që këtë herë ta zhvillojë më ndryshe bisedën virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram. Përgjigjet e pyetjeve që do t’i bënin, do t’i jepte me anë të një fotografie.
Fiori vendosi që ta kurorëzojë me martesë dashurinë me partnerin e saj, Donard Hasani, në 5-vjetorin e lindjes së të birit, Abelit.
Mes fotove të shumta, Dardha vendosi të publikonte edhe foton e preferuar që ka krah partnerit të saj. Në fotografinë e realizuar shumë vite më parë, Fiori shfaqet e veshur me një kanotiere të kuqe, ndërkohë që është mbështetur në kraharorin e Donardit.
Më pas, një tjetër i kërkoi moderatores që të ndante me të gjithë një foto me kunatën e preferuar. Më herët, Fiori ka treguar se ka tetë kunata me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira.
Mirëpo, përsa i përket pyetjes, Fiori tha: “Hë, hë, hëëëë… nuk e ha këtë provokim! Të gjitha njësoj i dua!”.
Nuk mungoi as një imazh nga fëmijëria e Fiorit, në të cilën ajo shfaqet me flokë të gjatë me balluke, të cilat i janë bërë me onde për shkak të gërshetave.
Gazetarja publikoi edhe një foto të shkrepur gjatë periudhës që ka qenë shtatzënë për herë të parë e më pas një tjetër të realizuar në momentin që Abelika ardhur në jetë.
Më parë, Fiori ka treguar se një ndër pengjet më të mëdha në jetën e saj është fakti se ende nuk ka bërë një fëmijë të dytë. Ajo tha se ishte shumë e fokusuar tek karriera, prandaj nuk i kushtonte shumë rëndësi dëshirës së bashkëshortit për t’u bërë sërish baba. Megjithatë, tashmë kjo është dëshira më e madhe që ka: të bëhet nënë për herë të dytë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al