5 Tetor, 2017

Një gjyshe moderne si ajo e Bes Kallakut, me këtë veprim e konkurron çdo të ri


Tashmë, Ija gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallaku është një personazh mjaft i njohur për publikun shqiptar.

Ajo është parë shpesh në publikimet e nipit të saj në rrjetet sociale, madje kohët e fundit është parë edhe si një personazh që shfaqet në ekranet televizive, teksa ishte e ftuar vetëm pak ditë pas dasme në studion e Alban Dudushit.

Në postimin e fundit, ndërsa ishin duke shijuar atmosferën në ditëlindjen e Anës motrës së tij,  Bes Kallaku ka njoftuar se ajo do të hapë vetë profilin e saj në Instagram. Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo një shaka e aktorit, por nëse Ija hap llogari në Instagram me siguri ndjekësit do jenë të shumtë në profilin e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al