19 Shtator, 2017

Një gjyshe seksi si Albërie Hadërgjonaj, por që nuk i harron origjinën e traditat


 

Edhe pse prej disa vitesh ajo ka marrë edhe statusin e gjyshes, duket sikur mbi të koha nuk lë aspak shenjë për Albërie Hadërgjonajn.

Sot ajo na ka njohur me Elektrën, mbesën e saj 3 vjeçare, e cila edhe pse është shumë e vogël familja e ka rritur dhe edukuar me një dashuri të madhe për artin, zakonet e traditat shqiptare.

Albëria ka treguar se mbesa e saj është në shpirt një atdhedashëse po aq e madhe sa gjyshja e saj. Në një foto që Albëria ka publikuar në rrjetin social Instagram duket Elektra e vogël ,veshur me një kostum popullor të Tropojës e Rugovës.

“Elektra me veshjen e Rugovës-Tropojës. Më mungon shumë!”,- shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit.  Vogëlushja duket me të vërtetë shumë bukur me ngjyrat shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al