11 Shtator, 2017

Një grua si Anita Haradinaj, ja mesazhi që i jep Ramushit në ditën e parë si kryeministër i Kosovës


Ajo është bashkëshortja perfekte që asnjëherë nuk e lë vetëm të shoqin , por e shoqëron në çdo event apo ngjarje publike. Bëhet fjalë tanimë për çiftin kryeministror, Anita dhe Ramush Haradinaj. Edhe pse rrethanat nuk u kanë mundësuar të kalojnë kohë të gjata bashkë, ata kanë një lidhje unikale, fryt i të cilit kanë tre fëmijë.

Ditën kur ai mori detyrën si kryeministër, u shpërnda me shpejtësi një video ku u pa se Ramush Haradinaj dhe Anita në mes të parlamentit dhanë dorën dhe i dhuruan njëri tjetrit një puthje në buzë, pa komplekse dhe me ndjenjën që shoqëron dy njerëz të dhënë pas njëri-tjetrit, ndryshe nga çfarë nuk jemi mësuar ta shohim kurrë në parlamentin apo politikën shqiptare. Anita ka bërë një rrëfim shumë ndjesor për këtë moment në Instagram për bashkëshortin ku ka shkruar:

“Po, shumë herë të kanë tradhtuar, po, jeta s’ka qenë hiç e lehtë për ty dhe për ne që kemi besuar tek Ty, e drejta vonon por përherë triumfon këtë na e ka mësuar përballja me jetën, sepse ti gjithmonë ishe dhe do të mbetesh i sinqertë dhe parimor në besimin dhe betimin që i ke bërë atdheut dhe popullit madje edhe ekzistencës tonë! Dje t’i kontestuan shumë vlera ca të pafytyrë por fjalët i merr era, matrapazet shkojnë e vijnë e historia dhe veprat mbesin!!! Të presin shumë punë, shumë betime që ke dhënë e që Ti përherë ju ke dalë zot madje edhe atëherë kur e ke pas shumë vështirë! Ne besojmë në ty e Ti Ramush beso në ne dhe bashkë do ja dalim sepse ishe edhe atëherë kur votonin rezoluta për Ty dhe vazhdon të mbetesh shpresa e jonë e fundit për të ndërtuar një shtet kuptimplotë për një të ardhme të sigurtë të fëmijëve të Kosovës!!! Gëzuar, bashkë do ja dalim!!!” – ka përfunduar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al