3 Tetor, 2017

‘Një Hanna Montana shqiptare’, Enca na rrëfen jetën e dyfishtë


 

Të gjithë e njohin Hannah Montanën, vajzën që bënte një jetë të dyfishtë, roli që bëri të famshme Miley Cyrus.

Por e dini që një jetë të tillë si Hannah Montana bën edhe Enca? Po, po madje e ka vërtetuar edhe vetë.

Prej disa ditësh këngëtaren shqiptare e shohim nëpërmjet fotove që publikon me flokët e shkurtra bionde dhe të gjithë menduan se ajo i kishte prerë.

Por ditën e sotme Enca ka postuar një video teksa heq paruken dhe zbulon flokët e saj të gjatë, veprim që e bënte edhe Hannah Montana pas çdo koncerti.

“Jeta e Hannah Montanës”, shkruan këngëtarja ndërsa në video thotë: “E dini atë momentin kur ke pasur një ditë të lodhshme dhe do të shkosh në shtrat të relaksohesh? Natën e mirë”.

 

 

Hannah Montana Life ??

A post shared by ENCA (@enca) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al