Scott Disick nuk ka mbaruar së festuari 20-vjetorin e lindjes së të dashurës së tij 19 vite më të vogël, Amelia Hamlin.
Të mërkurën, Disick bleu edhe një dhuratë tjetër luksoze për të dashurën e tij modele: një fotografi me vlerë 57, 500 dollarë, konfirmon “People”.
E konsideruar si një nga pjesët më provokuese të fotografit, fotografia, e titulluar “Sadle II”, përshkruan një modele të veshur me triko dhe një xhaketë sportive, ndërsa ajo kalon njërën këmbë në majën e një kolltuku. Pjesa bardh e zi u fotografua fillimisht për një edicion të vitit 1976 të revistës “Paris Vogue Hommes”.
Hamlin vendosi ta festonte ditëlindjen e saj në Miami gjatë fundjavës. Ajo publikoi një sërë imazhesh në Instastory.
Në një video të shpërndarë nga Hamlin, Disick shfaqet duke i dhuruar të dashurës së tij një gjerdan dhe duke e vendosur atë rreth qafës së saj, gjë që e lumturoi atë shumë dhe e bëri ta falënderonte Disick me një puthje në buzë.
Në postime të tjera, Hamlin është parë duke festuar ditëlindjen e saj me një ndalesë në klubin e natës LIV në qytetin e Florida.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al