13 Shkurt, 2022

Një javë para finales së madhe, banorët bëjnë plane dhe i sugjerojnë Beniadës biznesin që do të ishte përfekt për të


 

Jemi në javën e fundit para finales së madhe të “Big Brother Vip”. Pas të premtes, katër konkurrentët e fundit, do të dalin për të vazhduar aktivitetet e tyre të zakonshme dhe do t’i rikthehen jetës normale.

Duke marrë në konsideratë këtë pjesë, Donaldi ka shpalosur një ide shumë interesante për Beniadën.

Modelja nga Durrësi e rritur në Itali, është bërë e njohur për batutat e saj brenda shtëpisë. Mënyra se si ajo këndon këngën  “O llokum” duke e zëvendësuar me fjalën “parfum”, është bërë virale në rrjet.

Thënë kjo, për Donaldin do ishte një superbiznes, nëse Beniada do të hapte një parfumeri. Sipas tij parfumet do të shiteshin edhe nëse nuk do ishin të mire, vetëm prej Beniadës dhe historisë së saj me “parfumin”.

Einxhel nga ana tjetër propozoi që Beniada të nxirrte në treg një parfum të sajin.

Kujtojmë se Sinan Hoxha këndon një këngë të titulluar “Parfumi”. Donaldi sugjeroi që këngëtari të ishte prezent në inagurimin e biznesit të ri dhe kjo padyshim do të sillte një sukses të garantuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al