Rreth një javë më parë, Eleni Foureira konfirmoi lidhjen me futbollistin spanjoll, Alberto Botian.
Këngëtarja shqiptare publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuar para pasqyrës, ku shfaqej në krahët e sportistit dhe të dy dukeshin shumë të lumtur.
Së fundmi, Eleni është fotografuar gjatë një shëtitjeje në Glyfada me partnerin. Ylli i muzikës pop shfaqej me një look totalisht të thjeshtë, ku pantallonat e zeza dhe bluzën që i nxirrte në pah barkun, i kishte kombinuar me një çantë në të njëjtën ngjyrë.
Partneri i saj ndoqi stilin ‘casual’, me pantallona të shkurtra sportive, bluzë të zezë dhe atlete të bardha.
Çifti, që rrallë bën paraqitje publike së bashku, ecën në rrugët e Athinës, disa ditë pas thashethemeve se janë fejuar dhe se po përgatiten për t’i dhënë fund beqarisë.
Ata filluan të dilnin bashkë në vitin 2017 dhe marrëdhënia e tyre ka ardhur duke u përforcuar gjithnjë e më shumë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al