29 Prill, 2022

Një këngëtare apo një moderatore? / Donald Veshaj tregon kush puth më mirë sipas tij


Donald Veshaj ishte në qendër të vëmendjes me romancat dhe takimet e tij në “Big Brother Vip”, fillimisht me takimin me moderatoren Bora Zemani dhe më pas me nisjen e romancës me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Pas daljes nga BBV lidhja e tij me kënëgtaren përfudnoi shumë shpejt, ndërsa pa snjë periudhe heshtje aktori i humorit doli me një deklaratë publike duke u shprehur i penduar për “tradhtinë” ndaj Bora Zemanit.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe asnjë deklaratë me emra në lidhje me historitë e tij të dashurisë. Gjatë emisionit “Më Lër të Flas”, u organizua një lojë së bashku me të ftuarën e tyre, ku Donaldit iu drejtua një pyetje, të cilës vendosi t’i përgjigjej.

“Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”- ishte pyetja që iu drejtua atij nga Romeo.

“Unë mendoj një… këngëtare që më pas bëhet moderatore.”- tha Donaldi, ndërsa publiku ulëriste “moderatore.”

Një këngëtare dhe një moderatore, janë pikërisht dy ish të dashurat e aktorit, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani. I vënë përballë kësaj pyetje, duket se ai “zgjodhi” Bora Zemanin, megjithëse nuk përmendi emra.

Kujtojmë këtu që dalja e parë televizive e Bora Zemanit ishte si këngëtare në “Top Fest”, ku më pas vijoi si velinë në “Fiks Fare”, ndërsa tani ka një karrierë të suksesshme si moderatore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al