Ish-banorja e BBV, Mikela Pupa, së fundmi është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën e saj.
Emri i veçantë i vajzës së saj është Aura, kuptimi i së cilës lidhet me prezencën, energjinë pozitive, ashtu sikurse ka dhe origjinën nga Greqia e Lashtë, ku perëndesha me të njëjtën emër simbolizonte ajrin dhe erën.
Mikela ka ndarë disa foto në faqen e saj të Instagramit, ku ka konfirmuar lindjen e vajzës, teksa shkruan:
“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës sime! Një krijesë kaq e vogël ta ngre shpirtin peshë, të dua e vogla ime Aura, 11/11/24!”, shkruan ajo krahas postimit të fotove nga spitali.
Ajo që bie më shumë në sy, është se rreth 17 orë më parë, Mikela Pupa ka bërë një InstaStory, për efektin astrologjik të njohur “1111”.
Ky “portal”, njihet si fatsjellëse në gjuhën e yjeve, e se simbolizon afrimin me Universin. Besojmë se këtë postim Mikela mund ta ketë pasur jo vetëm për ditën e rëndësishme të yjeve, por gjithashtu dhe për ditën e saj më të madhe, pasi u bë nënë.
“Të shohësh 1111 është një shenjë që je në sinkron me Universin dhe se po inkurajohesh për t’i besuar procesit e të përqafosh ndryshimet që po ndodhin në jetë!”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Mikela, e cila përkon me ditën e lindjes.
Kujtojmë se ish-banorja e BBV konfirmoi shtatzëninë e saj në muajin qershor, përmes postimeve në rrjete sociale nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit.
Pak dihet për partnerin e saj, por ai quhet Klodi dhe është artist tatuazhesh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al