Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre Marget.
Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina së fundmi ka rrëfyer nëse ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.
“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- tha ajo për “T7” duke shtuar po e përballon shumë mirë edhe punën në ekran, biznes dhe rritjen e fëmijës.
Pak ditë më parë ajo postoi një foto të rralë të vajës së saj Marget për 1-qershorin e saj të parë. Ajo ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram, një foto të ëmbël ku mban vajzën në krahë.
“Gëzuar beba mamës vet MARGET❤️,”-shkruan moderatorja krahas postimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al