20 Maj, 2021

“Një muaj pas lindjes kam qenë pa…”- Samanta Karavella tregon historinë e veçantë që fshihet pas emrit të saj


Samanta Karavella publikoi pak ditë më parë këngën e re të titulluar “Emnin tem”.

samanta karavella (3)

Nisur nga kjo, këngëtarja ka rrëfyer tek “Pardon my French” edhe kuptimin që fshihet pas emrit të saj.

Artistja zbuloi se muajin e parë të jetës së saj, prindërit e kishin shumë të vështirë të përzgjidhnin një emër për të. Më pas, ata vendosën ta quanin si këngëtarja e famshme Samantha Fox.

samanta karavella (5)

Samanta tha se emrin ia ka vendosur i ati, pasi në ato momente ai po dëgjonte albumin e Fox. Dëshira e tij e madhe ishte që vajza e tij e vogël të bëhej një këngëtare e suksesshme kur të rritej.

samanta karavella (2)

E pyetur nëse do donte që ndonjë ditë emri i saj të shkruhej në titrat e një filmi si aktore, ajo tha se do ishte shumë bukur nëse do merrte një propozim të tillë, duke shtuar se është diçka që e dëshiron shumë në të ardhmen.

samanta karavella (7)

Më tej, foli edhe për këngët e reja që do publikojë përgjatë sezonit të verës, të cilat do të jenë kryesisht bashkëpunime.

samanta karavella (1)

Duke e ndalur te projektet me kolegë të ndryshëm, Samanta deklaroi se në media çdo bashkëpunim i saji me artistët meshkuj është interpretuar si një lidhje dashurie.

samanta karavella (3)

Mirëpo, këngëtarja u shpreh se të gjitha kanë qenë thjesht aludime, nxitur nga fakti se ajo është shumë e rezervuar për jetën private.

samanta karavella (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al