Zen, djali i dytë i Tuna Sejdit dhe Patris Berishës, ka bërë dje një muaj jetë.
Me këtë rast, mami Tuna zgjodhi të ndajë disa imazhe të bukura në Instagram, teksa shëtiste me Zenin dhe me Tianin.
“Një muaj më parë lindi dashuria që nuk pushon së rrituri… Gëzuar muajin e parë të lindjes, Zen”, shkroi këngëtarja.
Por, këngëtarja zbuloi me këto postime edhe mbiemrin e Zenit, sepse në njërin prej tyre kishte etiketuar llogarinë në Instagram të të voglit, mbiemri i së cilit është Sejdi.
Tuna e mbajti të fshehtë shtatzëninë gjatë gjithë kohës, derisa e zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë me anë të disa foto ve të shkrepura gjatë kohës kur Zen ka ardhur në jetë.
Pas këtij lajmi, reagoi edhe Patris Berisha, i cili publikoi një nga fotot në Instastory, për të treguar se është ai babai i fëmijës.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka publikuar asnjë foto me Patrisin dhe dyshimet se çifti i ka dhënë fund martesës vazhdojnë ende.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al