28 Prill, 2021

Një muaj pasi bëri publike rikthimin me Tristan Thompson, Khloe Kardashian tradhtohet sërish


Më 12 prill, Khloe Kardashian dhe i dashuri i saj Tristan Thompson, organizuan një festë për 3-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre.

khloe kardashian, tristan thompson (4)

Por, një grua pretendon se është lidhur me Tristan dhe hera e fundit që ka kontaktuar me të ka qenë një ditë pas ditëlindjes së True, shkruan “Daily Mail”.

khloe kardashian, tristan thompson (1)

Sydney Chase, e cila është 23 vjeç, tregoi gjithçka me anë të një videoje të publikuar në TikTok këtë javë. Ajo pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me Tristan në janar dhe shton se sportisti 30-vjeçar i ka thënë se është beqar në atë kohë.

khloe kardashian, tristan thompson (3)

Në këtë intervistë, mu bë një pyetje nga miku im Hayden, së cilës unë iu përgjigja me sinqeritet. Zbulova informacione personale rreth Tristan për të cilat kërkoj falje, sepse nuk është në rregull dhe nuk duhej ta kisha bërë.

Sidoqoftë, po i përgjigjem pyetjes në lidhje me marrëdhënien seksuale që ka ndodhur në të kaluarën dhe po, kjo është e vërtetë.

khloe kardashian, tristan thompson (8)

Pastaj zbulova se ai është në një lidhje dhe i dhashë fund çdo gjëje. Hera e fundit që kemi pasur kontakte ka qenë një ditë pas festës së ditëlindjes së vajzës së tij, kur ai sapo u kthye në shtëpi nga Boston”, tregon ajo.

khloe kardashian, tristan thompson (6)

Ndërkohë, Khloe Kardashian konfirmoi zyrtarisht rikthimin me Tristan në muajin mars të këtij viti. Arsyeja e ndarjes mes tyre vite më parë ishte pikërisht tradhtia nga ana e sportistit.

khloe kardashian, tristan thompson (5)

Ata u lidhën për herë të parë në vitin 2016 dhe një vit më vonë, Khloe mbeti shtatzënë dhe në 2018 u bë nënë për herë të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al