2 Maj, 2022

Një nga 7 tatuazhet e Sarah Berishës i dedikohet personit të saj më të afërt, ja kuptimi i tij


Sarah Berisha po shijon famën që i ka dhënë “Big Brother VIP” dhe tashmë ka nisur një rrugëtim të ri si moderatore.

Ajo është bërë pjesë e “Kosherja Show” dhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit blogerja ka zbuluar në një nga skeçet edhe detaje nga jeta e saj private. Ajo ka treguar se ka 7 tatuazhe në trup, ndërsa njërin e ka të njëjtë me motrën e saj, Ditea. Sakaq, Sarah ka treguar edhe kuptimin e këtij tatuazhi.

Kam pasur pirsing në trup. Kam dhe 7 tatuazhe në trup. I kam kujtim. Kam një tek dora, një tek këmba. Janë art. Kam një qershi këtu te këmba. Unë e kam bërë qershinë bashkë me motrën, dy qershi bashkë që nuk ndahen kurrë, plus unë i kam shumë qejf qershitë”, u shpreh ajo.

Në përfundim të emisionit, Sarah u është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe ja përgjigjet e saj:

Si po ndihesh në rolin e moderatores?

Po ndihem shumë mirë. Jam mësuar goxha, ndihem si në shtëpinë time. Dhe më pëlqen shumë ky pozicion.

Sa shpesh të ndodh të harrosh skenarin?

Më ndodh goxha shpesh.

Si të duket prezantimi për faktin që është hera e parë që prezanton?

Shumë mirë, ditët e para kanë qenë të vështira për mua ashtu siç janë për çdokënd që nis një eksperiencë të re. Por nëse, e do dikë duhet ta bësh me shumë pasion dhe dashuri.

Cilat kanë qenë puntatat që të kanë pëlqyer më shumë te Kosherja dhe pse ajo me PM?

Të gjitha po për mua ato kur kanë qenë të ftuar PM dhe Ditea.

Me kë nga aktorët ke krijuar më shumë miqësi?

Me të gjithë, janë shumë të mirë.

Cilin nga personazhet e bën më me dëshirë?

Personazhin me Dhorin.

Fobia më e madhe?

Gjarpri.

A ke dëshirë të jesh edhe në sezonet e tjera të Kosheres?

Patjetër që po.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al