4 Tetor, 2017

Një supergjyshe si Marjana Kondi, në formë dhe plot humor


Nipërit dhe mbesat janë një dashuri shumë e madhe dhe e veçantë për gjyshërit. E tillë duket edhe ndjesia që ka Marjana Kondin për mbesën e saj.

Që kur Asia ka ardhur në jetë e aktorja e humorit është bërë gjyshe, gjithçka është ndryshe në familjen e Marjanës.

Më shumë se një vit e gjysmë më parë, kur vajza e Marjanës solli në jetë Asian, për gjyshen e njohur nuk kishte lumturi më të madhe. Gjatë këtyre muajve, ajo shijon vitet e para të vogëlushes, duke kaluar kohë sa më shumë mundet me të.

Si kjo foto e ditës së sotme kur Asia dhe Marjana kanë përfituar nga dielli i ngrohtë i vjeshtës për të shijuar “detin”, siç e quan Asia Liqenin Artificial të Tiranës.

Ndërsa Marjana, nuk ka asgjë më pak me një modele seksi që ka dalë të realizojë një set fotosh nga Kodrat e Liqenit. Me një fustan të zi prej dentelle, një xhaketë lëkure të zezë dhe një palë atlete të bardha, gjyshe Marjana i ka mahnitur të gjithë miqtë virtualë që vijojnë ta komplimentojnë për formën fizike perfekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al