1 Maj, 2021

Pasi u publikua videoja e arrestimit të tij, konkurrenti i “Për’puthen” reagon për herë të parë


Një video e Princ Mile teksa arrestohet nga Policia është publikuar në rrjet mbrëmjen e djeshme.

princ mile (4)

Konkurrenti i “Për’puthen” shihet duke u shoqëruar së bashku me disa djem të tjerë për në komisariat. Nuk dihen ende arsyet që e çuan Princin në pranga.

Mirëpo, duket se kjo video është realizuar kohë më parë, pasi para pak orësh ka ardhur edhe reagimi i konkurrentit.

Princi ka publikuar një video teksa flet me Muratin, duke zbuluar se është në ambientet e Top Channel dhe se nuk është arrestuar mbrëmë.

y

24-vjeçari u bë pjesë e programit të dashurisë në muajin shkurt të këtij viti. Princi ka pasur disa përplasje në program me Jasmina Kadriun, e cila u largua mbrëmjen e djeshme përfundimisht nga “Për’puthen”.

princ mile (7)

Duke qenë se Jasmina kishte krijuar një lidhje shumë të fortë me Andi Artanin, komentet rreth saj kanë bërë që edhe djali nga Kosova të përfshihet në debat me Princin.

princ mile (5)

Për më tepër, në disa raste ai ka dalë edhe nga vetja, duke e akuzuar konkurrenten se ka zgjedhur Andin për shkak të pasaportës amerikane (pasi Artani ka jetuar në Amerikë).

princ mile (3)

Andi dhe Princi realizuan edhe disa diss-e ndaj njëri-tjetrit për të parë se cili do ta fitonte zemrën e Jasminës, e cila në fund zgjodhi Andin.

princ mile (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al