29 Prill, 2022

Një tjetër konkurrente largohet përfundimisht nga Për’puthen, mesazhi që ka për Mevlanin


Konkurrentja Efi Dhedhes ka vendosur të mbyllë përfundmisht rrugëtimin e saj në emisionin Për’puthen.

Në hyrje ajo ka shprehur se hyri për të gjetur dashurinë, këtë puntatë ajo u largua si beqare.

Vlen të përmendet që edhe konkurrenti tjetër, Samiu, i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në  Për’puthen. Në lidhje me këtë Efi sqaroi se vendimi i saj përfaqësonte një vendim të përbashkët për tu larguar si miq shumë të mirë.

“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq. Me Samiun do të jemi miq shumë të mirë, por jetës nuk i dihet”, tha Efi.

Konkurrentja e konsideroi këtë rrugëtim në Përputhen si një eksperiencë shumë të bukur e cila e ka bërë më të fortë.

Nuk munguan as mesazhet për Mevlanin, të cilit Efi i uroi që këtë vit të dalë i përputhur nga programi.

“Para se te dal nga Për’puthen i uroj që të dali çift dhe nuk dua ta zgjas më tepër”, tha Efi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al