Loredana tradhton Mozzikun pasi shfaqet në krahët e një mashkulli tjetër, ishte titulli që pasoi lajmin e pak javëve më parë se mes çiftit të reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik kishte ndodhur një krisje.
Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana u komentuan për një ndarje, tashmë që janë bërë edhe prindër. Por nuk vonoi shumë dhe ishte Mozzik ai që bëri deklaratën e fortë. Pak kohë më parë, Loredana lançoi projektin e ri, në një festë ku mori pjesë edhe Mozzik.
Bashkë shkëmbyen përqafime dhe u duk sikur u rikthyen, por e vërteta nuk është kështu. Tashmë është e sigurt që Loredana dhe Mozzik nuk janë bashkë, por nuk mungojnë as deklaratat befasuese për njëritjetrin.
Mozzik, së fundmi ka postuar në rrjete sociale dy shprehje thumbuese që lidhen me besnikërinë. Mediat nisën me aludimet se mos kemi të bëjmë me një tradhti të Loredanës, direkt pasi Mozzik sapo hodhi kunjat publikisht. “Njerëzit fals nuk më surprizojnë, por njerëzit besnikë po,” është një nga shprehjet që Mozzik ka postuar në profilin e tij.
Në postimin e tij, Mozzik i indinjuar nuk përmbahet, teksa shprehet: “Jam i mirë dhe i sjellshëm derisa ti nuk tallesh me besnikërinë time”. Por ndërkohë, miq të afërt tregojnë se në të vërtetë flitet për një tradhti të Loredanës me një djalë të panjohur në publik dhe që ajo po përpiqet ta mbajë sekret.
Natyrisht që Mozzik është njohur më vonë me këtë histori të Loredanës, e cila dyshohet se mund të ketë filluar gjatë kohës që ata ishin bashkë. Po si ishte historia e reperit nga Kosova, me vajzën që njihej vetëm në Zvicër?
Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur i showbizzit, Gramoz Aliu, që njihet si Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vajzën Hana, e cila shqetësohen pasi që prej publikimit të bashkëpunimit të tyre të fundit të titulluar “Eiskalt” Loredanaë dhe Mozzik s’u panë më bashkë.
Reperja solli bashkëpunimin e saj të ri me reperin turko-gjerman, Mero, ndërkohë që Mozzik s’ishte fare i pranishëm në xhirimet e klipit. Dyshimet lindën edhe për faktin se ai nuk e kishte publikuar në profilin e tij në “Instagram” këngën e re që po nxjerr Loredana, ashtu siç ka bërë gjithmonë më parë.
Të prezantuar si çifti ideal, që në muzikë dalin si burrë e grua, u bë tashmë shumë kohë që ata nuk kanë publikuar më foto në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke e bërë të besueshëm lajmin se ata po kalonin krizën e parë të fortë në çift. Burime për “Prive” konfirmuan zërat se mes tyre gjërat s’po shkonin siç duhet.
Mosmarrëveshjet e para të tyre nisën pas problemeve të Loredanës me drejtësinë, ku u akuzua për një skemë mashtrimi. Kujtojmë që mbi një muaj nga zbulimi i skemës së mashtrimit të reperes në Zvicër, situata u përkeqësua në dëm të saj dhe bashkëshortit Mozzik.
Prindërit e një fëmije të vogël përveç reputacionit të dëmtuar në publik, rrezikonin të mbeteshin pas asnjë para në xhep. Edhe pse Loredana duket se zgjodhi që të vazhdonte qetësisht karrierën e saj, nga ana tjetër ajo ishte nën hetim nga autoritetet zvicerane për ngjarjen e bujshme të mashtrimit të një çifti zviceran.
E teksa javët dhe muajt kalonin, detaje të reja dolën në dritë nga mediat zvicerane. Portali zviceran “Zentraplus.ch” zbuloi pak kohë më parë se zyra e Prokurorit Publik dha urdhër që të bllokoheshin të gjitha llogaritë bankare të Loredanës, informacion ky i shpërndarë nga Gjykata e Kantonit të Luzernit.
Ky vendim i autoriteteve u mor për shkak të dyshimeve se pasuria e artistes ka prejardhje të dyshimtë. Por këtë vendim e kundërshtoi menjëherë Loredana, duke bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, një kërkesë kjo e hedhur poshtë.
Në një rast të tillë, ajo nuk mundet të përdorë llogaritë e saj bankare, duke mos mundur as të depozitojë dhe as të tërheqë para. Kjo gjë nënkupton që ajo mund të mos ketë para për të jetuar normalisht, apo për të paguar avokatin e saj. Në këtë pikë, sipas medias zvicerane, artistja shqiptare ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror, i cili punon pa pagesë.
Kështu, problemi me paratë dyshohet se është një nga arsyet e krizës që po kalonte çifti, por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut. Duket se përveç krizës financiare, një person i tretë i ka dhënë goditjen e fundit marrëdhënies.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al