Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” janë dënuar nga “Vëllai i Madh”, duke i lënë ata pa ushqimet e sponsorve, për shkak të shpërdorimit të produkteve.
Rike Roçi ishte e para që i hodhi në kokë qumështin Egla Cenos, ndërsa së fundmi Erjola Xheladinaj qëlloi me vezë në kokë Romeo Veshaj.
Pas dënimit nga “Vëllai i Madh”, Françeska ka vendosur që të marrë hak ndaj Julit, Romeos dhe Ledionës të cilët ishin ata që luajtën me ushqimet.
Modelja u ka hedhur vezë në krevat tre banorëve, ndërsa shpertheu keq ndaj tyre.
“Ju e bëtë të gjithë këtë dhe na latë pa bukë. E bëtë dëmin, mbajeni tani. S’ju vjen turp nga vetja që na keni lënë pa bukë.”- tha Françeska.
Megjithatë banorët nuk reaguan, sepse sipas tyre të gjithën banorja po e bën për vëmendje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al