24 Dhjetor, 2020

Një vajzë tradicionale si Klea Huta! Moderatorja po planifikon një super dasmë


Ndonëse Klea Huta dhe Elgit Doda e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar, dyshja nuk ka bërë ende një dasmë.

klea huta elgit doda (3)

Moderatorja dhe kompozitori i njohur kanë krijuar një familje të bukur e janë bërë prindër edhe për herë të parë, kur në jetë erdhi Krid, djali i tyre.

klea huta elgit doda (2)

Por, Klea ende dëshiron të organizojë një dasmë të madhe dhe këtë e ka treguar teksa ishte e ftuar tek “Pardon My French”, në “Top Albania Radio”.

klea huta elgit doda (6)

Moderatorja ka treguar se megjithëse Elgiti nuk i ka aspak qejf dasmat, ajo e ka menduar tashmë dasmën e tyre.

klea huta elgit doda (7)

Elgiti nuk e di akoma se nuk i ka qejf dasmat dhe asnjë lloj organizimi tradicional. Unë jam ajo që e dua tradicionalen në marrëdhënien tonë dhe i kam shumë qejf, si fustanin e bardhë, edhe të tjerat me radhë.

kela huta elgit doda (3)

Kur mbeta shtatzënë mendova që duhet ta bëj atë dasmë se çdo gjë ka një etapë, ka kohën e vet. Pra, bëhet dasma, pastaj vjen bebi. Dhe duke menduar u kujtova se mami ka një histori shumë të lezetshme me gjyshërit e mi, se ka qarë kur ka parë kasetën e dasmës dhe ka thënë: ‘pse s’jam unë këtu?’

klea huta dhe elgit doda (5)

Edhe unë thashë, përsa kohë e kam mundësinë, le ta lind Krid dhe pastaj të bëj dasmën,”- tregoi aktorja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al