12 Nëntor, 2024

“Një vit më parë lindi një idhull”- Vajza e saj feston 1-vjetorin! Paris Hilton i bën urimin e veçantë: Ke sjellë në jetën tonë dashuri dhe lumturi


Vajza e modeles Paris Hilton, ka mbushur 1 vjeç së fundmi dhe për këtë ajo ndau një postim në rrjetet sociale teksa uroi të voglën e saj.

Në mes fotosh dhe videosh Hilton shkruan se vogëlushja  i ka sjellë dritë dhe lumturi aq sa ajo nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë.

“Një vit më parë lindi një idhull. Foshnja ime e bukur, ti ke sjellë më shumë dashuri, dritë dhe lumturi në jetën tonë sesa mund ta kisha ëndërruar ndonjëherë. Të gjitha dëshirat e mia për 11 Nëntorin u realizuan në momentin që të mbajta në krahë. Të shikosh të rritesh gjatë vitit të kaluar ka qenë bekimi më i madh dhe mezi pres të gjitha kujtimet magjike që do të vazhdojmë të krijojmë së bashku,” shkruan modelja krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al