Ylli televiziv Khloe Kradashian dhe ish-partneri i saj Tristan Thompson kanë ndryshuar ligjërisht ermin e djalit të tyre një vit pasi ai erdhi në jetë.
Tatum Thompson quhet i vogli i tyre, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.
Bashkëthemeluesja “Good American”, në certifikatën e lindjes së djalit të saj fillimisht ajo e quajti të voglin e saj “Baby Kardashian”.
Nga ana tjetër një burim i brendshëm konfirmoi për Page Six muajin e kaluar se Khloe e kishte pagëzuar të voglin e saj me emrin “Baby Kardashian”.
Tatum erdhi në jetë kur prindërit e tij po pësonin një krisje në marrëdhënien e tyre, pasi lojtari i Los Angeles Lakers e tradhtoi partneren me një tjetër femër, e cila mbeti shtatzënë me të vetëm disa javë pasi dyshja mësuan se do të bëheshin prindër për herë të parë përmes një nënë surrogate.
Pas skandaleve të shumta të tradhtive ndër vite, ylli i “Kardashians” ka treguar disa herë se nuk do të rikthehet më me ish-partnerin.
Kujtojmë që dyshja janë prindër edhe të një vajzë 5-vjeçare, True.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al