Këngëtarja Aurela Gaçe ka festuar ditëlindjen në një atmosferë shumë të veçantë për të, ku ndërsa këndonte Skerdi është ngjitur në skenë dhe e ka uruar për ditëlindjen dhe të dy kënduan pjesë nga kënga ‘Shpirti i shpirtit tim’, këngë të cilën Aurela ia ka dedikuar atij vite më parë.
Por me sa duket Skerdi nuk është i vetmi që e ka surprizuar bashkëshorten e tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe vjehrra e saj dhe këtë na e ka bërë publike vetë Aurela.
Mes shumë urimesh dhe surprizash këngëtarja ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto në të cilën tregon dhuratën që i ka bërë mamaja e Skerdit.
Ajo i ka dhuruar për ditëlindje nuses së saj një palë syze mjaft të veçanta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al