26 Prill, 2022

Ndjekësit shpërthyen ndaj saj në fotot e fundit, reagon Kim Kardashian: Budallallëk, mendoni se…


Kim Kardashian ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” në lidhje me akuzat se ka përdorur photoshop.

Ajo ka ndarë në Instastyory një foto të një lajmi që tregon se ajo ka hequr kërthizën nga fotoja.

“Seriozisht, ky është budadallëk. Mendoni se unë kam photoshpuar kërthizën.”- shkruan 41-vjeçarja, e cila është akuzuar edhe më herët për photoshop në fotot e saj.

Ylli 41 vjeçar ekspozoi belin e saj për tu patur zili ndërsa u shfaq e veshur me reçipeta sportive ngjyrë bezhë dhe një palë tuta teksa pozonte pranë pishinës. Por fansat e saj duken shumë të shkathët dhe i kanë analizuar me kujdes fotot duke vënë re se kërthiza e saj nuk duket.

Shumë pyetën: ‘Ku është kërthiza jote?’. Të tjerë e çuan satirën në nivel tjetër duke krijuar hashtag me “Ku është kërthiza e Kim?”

Postimet e reja të Kim vijnë mes dramës së bujshme me ish-bashkëshortin e saj Kanye West. Reperi është bashkëpunëtor në dy këngë në albumin e ri të Pusha T – ‘Dreamin Of The Past’ dhe ‘Rock N Roll’. Në të dyja këngët, artisti 44-vjeçar ka repuar për jetën e tij familjare. Ai pohon në tekst se katër fëmijët e tij janë në ‘rrezik’ kur ai nuk është në shtëpi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al