Ermal Mamaqi së shpejti do të sjellë filmin e ri, të titulluar “H.O.T (Humans of Tirana), i cili ka bërë bashkë disa aktorë të njohur për publikun shqiptar.
Teksa ishte i ftuar në “Soiree”, Ermali tregoi që xhirimet do të bëhen në Tiranë dhe nisur nga kjo, aktori u pyet nëse ka pasur ndonjë ëndërr që pikërisht kryeqyteti ia ka thyer.
Moderatori zbuloi se më herët dëshironte që të bëhej i famshëm dhe i mendonte shumë ndryshe njerëzit e famshëm, por nuk rezultoi kështu sipas tij, kur i njohu nga afër.
“Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.
Ëndrra ime ishte të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të behsha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe aty m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”,- është shprehur Ermal Mamaqi.
Seriali “H.O.T” do të jetë një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga dhe do t’i përkasë zhanrit dramë-komedi.
“H.O.T” do të jetë në bashkëpunim me producentin Dritan Huqi dhe regjisori i serialit do të jetë Bjordi Mezini. Ndërsa deri më tani janë zbuluar një pjesë e kastit të aktorëve që janë: Inis Gjoni, Klea Huta, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Ana Lika, Irgen Çela, Megi Pojani, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.
Për momentin po punojnë për fazën përgatitore dhe se së shpejti do të fillojnë xhirimet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al