Stilisti Niko Komani ka folur në lidhje me performancën e Ronela Hajatit në “Eurovision” ku tregoi si e priti ekipi ynë shqiptar rezultatin. Ai sqaroi gjithashtu kritikat për veshjet e këngëtares dhe akuzat për vjedhje nga artisti Brazilian Pedro Leopoldo.
Stilisti tregoi se nga fansat performanca u prit shumë mirë dhe janë përgëzuar për energjinë që dhanë.
“Njerëzit qanin aty dhe ne e kuptuam që ajo ishte gabim. Ne nuk mund të qajmë me një refuzim të vogël sepse dashuria ishte e madhe. Ishim një ekip që të gjithë na përgëzonin për enegrjinë që ishte aty. Në Twitter u bë nami…”– tha ai për “Pardon My French.”
I pyetur se çfarë e penalizoi Ronelën që nuk mund të ishte pjesë e finales, Niko tha se për ata performanca ishte perfektë dhe se kanë ende një pikëpyetje në lidhje me rezultatin. Më tej ai shtoi se sipas tij Shqipëria do të ishte në top 10 ose top 12.
“Nuk mund të nënshtrohet artisti. Ky është një problem i madh, më duket absurditet të nënshtrohet artisti. Për ne ishte perfekte, edhe kemi një pikëpyetje të gjithë. Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12.”– tha ai.
Ndër të tjera Niko Komani theksoi se Ronela nuk u penalizua si pasojë e veshjes së stiluar nga ai.
“Unë jam zgjuar me mesazhe duke më vënë gishtin që Ronela nuk hyri në finale prej veshjes. Kemi vendosur bashkë si të ishin të gjithë sa më komodë në atë performancë. Veshja është idiotësi të konsiderohet sepse aty nuk është sfilatë mode. Në fund të ditës gjykohet zëri, performanca. Nuk humbet Eurovisioni nga veshja.”– tha Niko.
Ai ka folur gjithashtu në lidhje me artistin brazilian Pedro Leopoldo, i cili e akuzoi se i ka kopjuar veshjen e Ronela Hajatit në tapetin “Turquoise.” Niko tregoi se gjithçka e kanë sqaruar me njëri-tjetrin dhe madje Pedro do të jetë ideatori i një projekti që Ronela po planifikon.
“Do doja që të flisja edhe unë edhe ai. Por ne e kemi sqaruar. Ronela ka një tjetër projekt shumë të madh që vjen në qershor dhe ideatori që do të ilustrojë projektin do të jetë Pedro.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al