5 Janar, 2021

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë…”- Elvana Gjata bëhet sërish “e gjallë” në Instagram, por Ermal Mamaqi nuk mund të mos i thonte dy fjalë


Tashmë e dimë se postimet e Elvana Gjatës në rrjete sociale janë shumë të rralla, ashtu sikurse edhe në muzikë mungon prej kohësh.

elvana gjata (9)

Por, ditën e djeshme duket se këngëtarja bëri një përjashtim.

elvana gjata (7)

Ajo publikoi në Instagram disa foto, ku shfaqej e veshur me një “hoodie” rozë dhe me një kapuç të zi.

elvana gjata (6)

Mirë u takofshim”, shkroi Elvana krahas postimit, duke na bërë të dyshojmë për rikthimin e saj.

Por nuk është kështu, sepse nëse e shihni galerinë deri në fund, do të gjeni një video shumë gazmore.

lvana gjata (1)

Gjata po filmon në makinë, teksa nëna e saj dëgjohet duke folur në telefon: “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”

E sigurisht s’mund të mungonte një koment epik nga Ermali, i cili si gjithnjë lë komente shumë gazmore në postimet e mikes së tij.

lvana gjata (3)

Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti vesh kshu kapelesh…dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa,”- ka shkruar ai.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende, por fansave të saj nuk u ka shpëtuar ky koment.

lvana gjata (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al