22 Dhjetor, 2020

“Njëri-tjetrit i dedikojmë disa nga thinjat e rrudhat që kemi sot”- Bieta Sulo zgjedh ta urojë në mënyrën më të bukur Alban Dudushin për ditëlindje


Bieta Sulo është kujdesur që sot t’i bëjë një urim të veçantë gjysmës së saj më të mirë, Alban Dudushit, i cili feston ditëlindjen.

bieta sulo alban dudushi (6)

Moderatorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto me Dudushin, krahas së cilave nuk harroi që ndër të tjera, të bënte edhe një përshkrim bazuar tek shenjat e horoskopit që dyshja ka.

bieta sulo alban dudushi (8)

Gëzuar ditëlindjen, Alban Dudushi! Kështu të qeshur qofshim sa më shpesh, se dihet që jeta ka nga të gjitha… e këtu dua të jap përgjigjen e pyetjes që mes habisë dhe përgëzimit, ma bënë shumë vetë: ‘Kaq të lumtur jeni ju?’

bieta sulo alban dudushi (1)

Sigurisht me ulje-ngritje si çdo marrëdhënie, madje njëri-tjetrit i dedikojmë disa nga thinjat e rrudhat që kemi sot…

Albani është më tolerant dhe më i pjekur në disa situata. Gjithsesi, në fund të ditës jemi të dy me brirë.

bieta sulo alban dudushi (3)

Ai është Bricjap, unë Dash. I përplasim brirët shpesh dhe na janë lëmuar cepat, e në këtë kuptim, jemi zbutur goxha.

Kemi qenë natyra shpërthyese, gjaknxehtë, me sherre, ndarje përgjithmonë, pooor, u lëmuan brirët dhe nuk e vrasim më aq shumë njëri-tjetrin.

bieta sulo alban dudushi (2)

P.s. Edhe Kroi është dem, familje brirësh me pak fjalë, përveç Joelle, që e kemi qershinë mbi tortë.

bieta sulo alban dudushi (4)

Gëzuar Alban Dudushi!”,- shkroi moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al