8 Qershor, 2022

“Njeriu i ëndrrave të mia”/ Georgina Rodriguez publikon pas shumë kohësh foton e ëmbël me Cristiano Ronaldon


Georgina Rodriguez dukej në qiellin e shtatë në fotot e reja të publikuara në Instagram ku shfaqej në një avion privat me Cristiano Ronaldon.

28 vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë të ngushtë që vinte theksin te dekolteja. Ajo e shoqëroi veshjen me një varse të thjeshtë, një orë dhe disa byzylykë ndërsa për të qenë sa më rehat kishte veshur një palë atlete të verdha. Sigurisht nuk mungoi çanta ​​Hermes, marka luksoze me të cilën bukuroshja argjentinase është e fiksuar.

Në një nga fotot, ajo shfaqej me partnerin e saj teksa krah postimit shkroi: “Pak ditë më parë me njeriun e ëndrrave të mia“. Fotot vijnë pasi ata festuan ditëlindjen e pestë të binjakëve të Cristiano-s, Eva dhe Mateos gjatë fundjavës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Kjo ishte festa e parë në familjen e tyre pasi Georgina dhe Cristiano humbën djalin e tyre dhe zbuluan se e quajtën vajzën e tyre Bella Esmeralda. E dashura e futbollistit bëri të ditur emrin që kishin zgjedhur së bashku me tre foto të adhurueshme të të voglës duke fjetur.

Ronaldo dhe Georgina zbuluan se djali i tyre kishte humbur jetën gjatë lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi. Pas humbjes shkatërruese, çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e porsalindur teksa tashmë po vijojnë jetën normale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al