19 Mars, 2021

“Njeriu nuk kontrollohet nga ana tjetër e botës…”- Çfarë po ndodh mes Stresit dhe partneres së tij në rrjete sociale?


Arkimed Lushaj dhe Keisi janë përfolur shpesh për ndarje, kjo edhe për shkak të largësisë, pasi dyshja po përjeton një lidhje në distancë.

stresi keisi (10)

Keisi vendosi që të ndante pak kohë nga dita e saj për ndjekësit në Instagram, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre, të cilat ishin kryesisht në lidhje me Stresin.

stresi keisi (11)

E pyetur se sa vite mund të durojë një lidhje në distancë, Keisi shkroi: “Për personin e zemrës unë duroj një jetë, por s’është normale. Një çift duhet të gjejë mënyrën të bashkohet.

Një ndjekës tjetër e pyet:  “A ke pasur qejf që të ka rënë burri nga Tropoja, domethënë Stresi?”.

stresi keisi (2)

Keisi kësaj pyetjeje iu përgjigj:

Unë s’është se kam ditur shumë për të në fillim, ishte si dashuri me shikim të parë. Kam qenë e re, e turpshme, e doja pa e ditur akoma çfarë ishte dashuria dhe që po e ndjeja.

Për Tropojën nuk dija shumë, thjesht më kishin thënë larg meshkujve nga Tropoja si shaka një herë dhe kisha parë filmin ‘Taken’. Më pas e njoha Tropojën dhe tani normal është diçka që më pëlqen, pasi Tropoja është vend i bukur dhe me shumë vlera”.

stresi keisi (13)

Të ekspozosh jetën tënde private në rrjete sociale kur je një personazh publik nuk është e lehtë dhe këtë e theksoi edhe një herë Keisi, kur u pyet nëse përdor një llogari fallco për të kontrolluar se çfarë bën Stresi.

stresi keisi (6)

Normal, se po të futem në ‘live-t’ e tij unë, shikoni ‘bkc’ ju. Ehe, sy të mprehtë keni”, shkroi modelja.

Këtë foto e ka ripostuar edhe reperi në Inststory-n e tij, edhe pse dyshja nuk e ndjek njëri-tjetri në rrjete sociale.

stresi keisi (8)

Qetësohu o bishë se s’kam nevojë për fallco unë me ty. Jam e drejtpërdrejtë. Vetë më ke thënë mos hy në ‘live’ me emrin tënd, unë gjeta zgjidhje”, shkruan Keisi si një përgjigje ndaj partnerit të saj.

stresi keisi (4)

Nisur nga përgjigjet që bukuroshja dha, një ndjekës i shkroi se të gjitha këto nënkuptojnë se dyshja eështë pajtuar.

Prandaj jeni të gjithë konfuzë, se nënkuptoni gjithësecili çfarë doni”, u përgjigj keisi, duke mos i bërë sërish konfuzë ndjekësit.

stresi keisi (3)

Nga ana tjetër, Stresi është pyetur se përse nuk ndiqet në rrjete sociale me Keisin.

Pres të më bëjë që t’ia kthej mbrapsht”, u përgjigj reperi me shaka.

Në fund, Keisi sqaroi një herë e mirë se nuk e ka të nevojshme që ta kontrollojë partnerin me anë të llogarive allco në rrjete sociale.

stresi keisi (9)

Unë s’e kam për ta kontrolluar, e kam për t’ju shmangur ndjekësve. Se për ta kontrolluar, e kontrolloja nga e imja po të doja, po njeriu nuk kontrollohet nga ana tjetër e botës.., apo edhe përgjithësisht.

Nëse ai i bën ato gjëra, ulje për të është, jo për mua… por mbi të gjitha, ulje për ty që i jep muhabet një burri të martuar dhe më pas vjen tek gruaja e tij duke bërë blablabla…E dashur, je femër vetë, jeta është e gjatë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al