3 Korrik, 2021

Njihuni me Brunon, menaxherin shqiptar që pret VIP-at botërorë në Mykonos


Bruno Karaj është sportisti nga Tirana, që sot menaxhon club-in shumë të famshëm në zonën VIP, “Bonbonniere” në ishullin grek, Mykonos.

Pasi ka dalë dy herë nënkampion boksi në Shqipëri dhe tri herë kampion kickboksi në Greqi, Bruno bën përshtypje për fotot e tij pranë të personave të famshëm ndërkombëtarë, me të cilët tashmë ka krijuar miqësi.

Numrin e telefonit të Brunos e kanë gjithë të famshmit, të cilët para se të shkojnë për pushime në ishullin grek, i telefonojnë menaxherit Bruno, për t’u rezervuar tavolinat në zonën VIP të club-it.

Mes njerëzve të famshëm që frekuentojnë club-in në zonën VIP janë: Jesse Lingard, Pierre-Emerick Aubameyang, Anthony Martial, Ronaldinho Guacho, Oni Hysenbelliu, Xherdan Shaqiri, Dan Bilzerian, Divock Origi, Tony Bellew etj.

I pyetur nga “Panorama Plus” se ç’përshtypje i lënë të famshmit gjatë takimeve me ta, Bruno përgjigjet: “Njihemi prej shumë vitesh me të gjithë klientët e mi të famshëm. Unë i bëj të ndihen mirë, u organizoj gjithçka rreth argëtimit, që te rezervimi i tavolinave e deri te show i mbrëmjes. Nga mënyra si e bëj organizimin, ata ndihen aq shumë komodë sa më thonë se këtë shërbim që na bën ti, nuk e gjejmë në asnjë vend tjetër”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al